You are here
Home > Futboll Bota > Ekskluzive/ Gjigandët ukrainas ofertë të çmendur për Ismajlin, e duan në Seria A dhe Bundesligë

Ekskluzive/ Gjigandët ukrainas ofertë të çmendur për Ismajlin, e duan në Seria A dhe Bundesligë

Ardian Ismajli është rikthyer në nivelin më të mirë te Hajduku i Splitit, atje ku ka kaluar jo pak peripeci. Fillimisht nuk do të vlerësohej nga trajneri që gjendej asokohe te Hajduku, e sapo filloi të merrte besimin dhe të luante ndeshje fantastike, një operacion i papritur do të kryhej në dhjetor për futbollistin në fjalë.

Shumëkush mendoi se ky do të ishte fundi për Ismajlin, por rezultoi vetëm fillimi. Mbrojtësi i Shqipërisë u rikthye më në formë se kurrë, ndërsa ka realizuar edhe një gol ndaj Lokomotivës së Zagrebit këtë javë, pa harruar edhe nivelin fantastik të treguar në mbrojtje.

“Shqiperia.ch” ka mësuar në mënyrë ekskluzive nga burimet në Kroaci, se interesim të madh ka për lojtarin në fjalë. Gjigandi ukrainas, Shakhtar Donjesk, ekip ky që merr pjesë gjithmonë në “Champions League” po e kërkon me ngulm futbollistin shqiptar. Madje na sigurohet edhe se flitet për një ofertë të çmendur, por pa përmendur shifra ekzakte.

Gjithashtu interesim për mbrojtësin e Shqipërisë ka edhe nga Seria A dhe Bundesliga, por emrat nuk do të jepen deri në momentin që do të mbyllet gjithçka në lidhje me Shakhtar Donjesk. Mbetet të shohim se çfarë do të ndodhë me Ardian Ismajlin, ndërsa merkato e dimrit në Kroaci mbyllet në 15 shkurt 23:59, pra nuk përjashtohet edhe një surprizë e madhe brenda këtyre ditëve. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top