You are here
Home > Kombëtarja > Ekskluzive/ Do të ishte afrimi i madh i Shqipërisë, njihuni me lojtarin që merr vendimin në shtator

Ekskluzive/ Do të ishte afrimi i madh i Shqipërisë, njihuni me lojtarin që merr vendimin në shtator

Gjithmonë “Shqiperia.ch” ka folur për sulmuesin e Zvicrës, Florian Kamberin, duke pikasur një ndryshim të sjelljes së këtij futbollisti karshi kuqezinjëve. “Fiksimi” i vjetër i Kombëtares duke ditur potencialin që ka dhe problemi i vetëm fillestar ishte dëshira e lojtarit, por me kalimin e kohëve “Instagrami” i tij nisi të pushtohej nga flamuri i Shqipërisë dhe simbolet tona.

Në orët e fundit, një spekullim u përhap në Kosovë se ky lojtar do t’i bashkohej dardanasve, duke u bazuar në disa media “fantazmë” në Skoci. Pas kontrollit të bërë në mediat e këtij vendi, nuk rezulton që të jetë folur në lidhje me këtë temë.

“Shqiperia.ch” ka vazhduar më tej, për të kuptuar gjithë situatën. Sipas asaj që na raportohet me burime të sigurta pranë lojtarit, Kamberi do të marrë vendimin përfundimtar në shtator. Për momentin ai është pjesë e Zvicrës dhe ka mundësinë për të ndërruar zgjedhjen.

Futbollisti në fjalë ka marrë një tjetër interesim zyrtar kur Shqipëria drejtohej në kohën e Panuçit. Disi e çuditshme është, por për Kamberin nuk e ka shfaqur ende interesimin konkret Kosova. Pra dy zgjedhjet e tij të vetme janë Zvicra dhe Shqipëria, me këtë të parën që nuk i jep hapësirat e nevojshme, duke e afruar edhe më shumë te kuqezinjtë.

Në 43 ndeshjet e zhvilluara total në këtë sezon me Hibernianin, ky sulmues ka arritur të gjej 13 gola dhe dhuroj 7 asist. Një tjetër veçori që ka në lojë, është se i pëlqen edhe driblimet në zonën kundërshtare e pasimet e fundit që janë “vrastare”. Në sulmin e përgjumur kuqezi, Kamberi është i aftë të zgjidh ndeshjen edhe i vetëm. Padyshim një afrim i madh nëse do të kishim një “PO” përfundimtare në shtator… /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top