Edon Zhegrova/ talenti kosovar shënon në Blegjikë me skuadrën e Genk…

Në javën e 18-të të kampionatit belg, skuadra e Genk është ndalur në barazim me shifrat 1-1 në ndeshjen kundër Eupen.

Për vendasit goli është shënuar nga një prej talenteve më premtues që ka Kosova, sulmuesi Edon Zhegrova. Në minutën e 40′-të të takimit, pas një goditje të fuqishme nga jashtë zonës së 16-të metrave, sulmuesi kosovar dërgon topin në rrjet mjeshtërisht.

Skudra e Genk e transferoi 18-vjeçarin këtë vit brenda kampionatit nga St. Truiden. Ndërsa më herët sulmuesi i majtë ka luajtur për ekipet e moshave të Flamurtarit dhe Prishtinës. 

Për Edon Zhegrovën ky ishte edhe goli i parë me ekipin e Genk në kampionat. Ecuria e 18-vjeçarit pritet me ritme të larta pasi talenti i tij premton shumë. Genk aktualisht ruan vendin nëntë me 23 pikë në kampionati, tre pikë larg zonës së Uefa Champions League. 

Përgatiti: Armend Pire  – SHQIPËRIA.CH 

Për të gjithë të interesuarit për tu reklamuar në portalin e vetëm ku unfikohen trevat shqiptare, na kontaktoni në Shqipë[email protected]

Leave a Reply