You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Edon Zhegrova ka nisur të ndryshojë, në Zvicër e quajnë si fitoren e vetme

Edon Zhegrova ka nisur të ndryshojë, në Zvicër e quajnë si fitoren e vetme

Edon Zhegrova është kritikuar shumë nga mediat sportive për mënyrën e lojës dhe sjelljen e tij, pasi lojtari shqiptar shpeshherë e tepronte me mbajtjet e topit, duke dëmtuar edhe vetë ekipin që bënte pjesë.

Duket se një ndryshim ka ardhur në lojën e këtij futbollisti, të paktën një gjë e tillë ndodhi ndaj Grashopërsit. Zhegrova jo vetëm që e nisi takimin si titullar, por ka lënë përshtypje pozitive te tifozët.

Krahas shpërthimeve në krahë dhe driblimeve që janë “arma” më e fortë e këtij lojtari, lojtari i Kosovës është parë duke pasuar te shokët e skuadrës dhe kur kishte mundësinë për të avancuar i vetëm. Në një situatë të tillë, mund të thuhet se futbollisti është në rrugën e duhur… /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top