You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Edhe lojërat më reale se kurrë: Kam lindur në Zvicër, por gjyshi nga Shqipëria dhe dua Kombëtaren

Edhe lojërat më reale se kurrë: Kam lindur në Zvicër, por gjyshi nga Shqipëria dhe dua Kombëtaren

Në vitet që po jetojmë aktualisht janë lojërat elektronike ato të cilat i mbërthejnë fëmijët para kompjuterit apo celularit, për të kaluar kohën e lirë. Të shumta dhe të larmishme janë, ndërsa me kalimin e kohëve realiteti arrihet thuajse në perfeksion.

E tillë është edhe “True Football National Manager”, e cila në thelb të saj ka menaxhimin e një Kombëtare. Pra, personi që e luan atë është në rolin e një trajneri dhe duhet të bëj përzgjedhjet më të mira për të pasur një grup lojtarësh të fortë. Ai mund të zgjedh edhe futbollistë nga moshat e reja, ndërsa nuk mungojnë edhe vetëofrimet e shumta.

Shpeshherë vijnë disa mesazhe të ndryshme nga lojtarë që e kanë ndërruar mbiemrin pasi kanë lindur në një shtet tjetër, por nuk i kanë harruar rrënjët e tyre. Madje si rasti në fjalë që po e pasqyrojmë edhe me foto më poshtë, aq reale është historia aqsa një situatë të tillë po ndodh vërtetë me Tomas Guidarën.

“Përshëndetje zotëri, unë quhem Klodian Schar. Unë jam 18 vjeç. Kam lindur në Zvicër, por familja ime është nga Shqipëria. Mund të luaj si sulmues krahu. Endrra më e madhe është që të luaj për vendin nga janë gjyshërit e mi. Unë e dua Shqipërinë”, është ky mesazhi i paraqitur në “True Football National Manager”.

Nëse nuk do e citonim që në fillim se përse bëhej fjalë, do të kishte një ngatërresë me rastin e Tomas Guidarës, pasi përveç emrit dhe vendit në të cilin futbollisti ka lindur e që ndryshon, çdo pjesë tjetër e saj është identike me afrimin e ri që pritet te Shqipëria, mbrojtësin e Belgranos. Deri sa të fillojnë kualifikueset, është koha për të përjetuar disi emocione të tjera me Kombëtaren. Madje, kështu mund të provoni edhe të gjitha iderat tuaja për të përmirësuar gabimet e Panuçit. Do të shihni se nuk është edhe aq e lehtë… /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top