You are here
Home > Kombëtarja > E vetmja mënyrë sesi mund ta lësh Strakoshën jashtë, portieri 35-vjeçar merr vendin e titullarit te Lacio

E vetmja mënyrë sesi mund ta lësh Strakoshën jashtë, portieri 35-vjeçar merr vendin e titullarit te Lacio

Pas shumë e shumë kohësh, më në fund Thomas Strakosha nuk do të jetë titullar me ekipin e Lacios. E si mund të ndodhte ndryshe? Arsye e vetme që Inzaghi ndërmorri këtë vendim, ishte për të mos konsumuar portierin shqiptar.

Vendin e tij në ndeshjen ndaj Apollonit, do ta marrë portieri 35-vjeçar, Proto. Gardiani nga Belgjika mund të shoh pak dritë në fundin e tunelit, pasi pas paraqitjeve të zhvilluara nga Strakosha, nuk ka parë asnjë mundësi të vetme, për ta shfrytëzuar e për të lënë shqiptarin jashtë  formacionit.

Këtë herë do të ndryshojë historia, por sigurisht jo për shumë gjatë, por vetëm për 90 minuta. Proto duhet t’i shijojë në maksimum minutat e tij. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top