You are here
Home > Kosova > E vendos vetë Guardiola, Muriqi huazohet te anglezët që kanë fituar dy “Champions League”

E vendos vetë Guardiola, Muriqi huazohet te anglezët që kanë fituar dy “Champions League”

Tashmë nuk ka më dyshime sa i përket së ardhmes së portierit shqiptar, Arijanet Muriq. Te Manchester City vazhdojnë t’i besojnë këtij gardiani, por kanë gjetur një zgjidhje të veçantë për karrierën e tij.

Fillimisht kontrata me gjigandët anglezë do të zgjatet, por jo për t’i besuar menjëherë në skuadër. Trajneri Guardiola ka vendosur sipas asaj që raporton “Daily Mail”, se ky portier do të shkojë te anglezët që kanë fituar dy “Champions League” në histori dhe tani janë pjesë e “Championship”, Nottingham Forest.

E gjitha kjo vjen që lojtari i Kosovës të marrë eksperiencën e duhur, që të pretendoj edhe diçka më tepër te Manchester City. Sigurisht që besimi i Guardiolas mbetet i lartë, pasi nuk zgjodhi ta shesë përfundimisht këtë futbollist. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top