You are here
Home > Kombëtarja U-19 > E veçantë, Shqipëri-Maqedoni/ Nuk dallohen Kombëtaret, kundërshtarët me 10 lojtarë shqiptarë

E veçantë, Shqipëri-Maqedoni/ Nuk dallohen Kombëtaret, kundërshtarët me 10 lojtarë shqiptarë

Shqipëria U-18 do të zhvillojë dy takime gjatë ditëve në vijim, teksa do të ndeshet me Maqedoninë e Veriut. Trajneri Nevil Dede i ka besuar shumë futbollistëve vendas në listën e lojtarëve të grumbulluar. Ndërkohë nga ana tjetër, kundërshtarët kanë ftuar 10 lojtarë shqiptarë në përfaqësuesen e tyre.

Të dyja takimet do të luhen në stadiumin e Librazhdit, ndërsa e para zhvillohet nesër dhe e rradhës në 25 prill. Kështu trajneri Shkumbin Arsllani ka marrë Ali Asani, Atom Fazliu, Besfort Arifi, Benjamin Dalipi, Altrim Ajkupi , Imran Fetai, Redon Qamili, Behar Feta, Fiton Ademi dhe Enis Musai. Sigurisht, që në listat e publikuara, është e vështirë që të dallosh se kush është Kombëtarja e Shqipërisë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top