You are here
Home > Futbolli Shqiptar > E veçanta/ Kampionati në Shqipëri me kalendar të pazakontë, luhet me ndeshjee direkte

E veçanta/ Kampionati në Shqipëri me kalendar të pazakontë, luhet me ndeshjee direkte

Java e katërt e “Superligës Shqiptare” rezervon sfida tepër të bukura dhe interesante përsa i përket synimeve të klubeve. Kjo javë satraton ditën e shtunë me ndeshjen Kamza-Kastrioti dhe do ta uli siparin me kyrendeshjen Flamurtari-Skënderbeu, e cila luhet ditën e hënë në orën 19:45.

Kjo javë në kalendar ka rezervuar sfida tepër të veçnta pasi i përket tabelës së klasifikimit, pasi ekipet do të ndeshen në mënyrë të njëpasnjëshme me njëra tjetrën, duke u bazuar tek klasifikimi. Vendi i dytë me vendin e parë ( Flamurtari-Skënderbeu, e hënë  në 19:45)

Vendi I katërt në klasifikim do të luajë kundër vendit të tretë ( Laçi-Partizani, e diel në 15:45). Vendi i pestë sfidon vendin e gjashtë, ( Teuta-Kukësi, e shtunë në 18:45). Pozicioni në rënditjen e tabelës, respektivish vendi I shtatë dhe tetë ( Kamza-Kastiroti, të shtunen 15:45).

Sfida e fundit mund të quhet dhe sfida e të zhgënjyerave që ndryshe nga emri që mbartin, gjenden në vendin e fundit të tabeles së klasifikimit ( Tirana-Luftëtari, të shtunën 18:45 ).

Duhet vënë në dukje që pas përfundimit të kësaj jave të kategorisë Superiore, tabela e rënditjes së ekipeve do të ndryshojë ndjeshëm, pasi dhe diferenca mes tyre është  tepër e ngushtë.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top