You are here
Home > Kombëtarja > E turpshme/ Vetëm për të prishur punë, ekipet spanjolle mbajnë në stol lojtarët e Shqipërisë

E turpshme/ Vetëm për të prishur punë, ekipet spanjolle mbajnë në stol lojtarët e Shqipërisë

Dy futbollistë nuk erdhën nga Spanja për te Shqipëria, pasi nuk u morr leja nga ekipet respektive. Fillimisht do të ishte Rei Manaj që nuk do i bashkohej kuqezinjve, pasi ky ishte vendimi i Albasetes. E njëjta histori do të shërbente më vonë edhe për Keidi Baren.

Malaga do i kthente përgjigje negative Shqipërisë, pasi sipas tyre mesfushori do i shërbente për kampionatin, që vazhdon edhe në periudhën e Kombëtares. Panuçi asokohe i dërgoi ftesë në kushte emergjente këtyre lojtarëve, ndërsa klubet kishin në dorë të vendosnin fatin e lojtarëve.

Në fund, asnjë prej skuadrave spanjolle nuk zgjodhi të aktivizonte qoftë edhe për një minutë të vetme, lojtarët në fjalë. Malaga ka fituar sot në transfertë ndaj Giminastic me rezultatin 0-1 me Baren që sheh gjithçka nga stoli, ndërsa edhe Manaj ka bërë dje të njëjtën gjë, në fitoren e Albasetes në transfertë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top