You are here
Home > Futboll Bota > E turpshme/ Familja ende kërkon trupin e Sala, Nantesi kërcënon Kardifin: Duam paratë e lojtarit!

E turpshme/ Familja ende kërkon trupin e Sala, Nantesi kërcënon Kardifin: Duam paratë e lojtarit!

Historia më e trishtë e futbollit europian është padyshim ajo e ndodhur së fundmi. Ishte pikërisht lojtari argjentinas, Emiliano Sala, teksa së bashku me pilotin e avionit Ibbotson kanë ndërruar jetë pas përmbytjes së avionit të tyre.

Tragjedia ndodhi atëherë kur lojtari po udhëtonte drejt Uellsit, aty ku do të bashkohej me skuadrën e tij më të re të Kardifit, pasi këta të fundit kishin arritur marrëveshjen me ekipin e Nantesit për blerjen e kartonit të lojtarit.

“Mirror” ka publikuar një skandal të turpshëm, ndërsa familjarët janë ende duke kërkuar trupin e Sala, Nantes kërcënon Kardifin për kalimin në gjyq. Arsyeja është se skuadra franceze ende nuk ka marrë paratë për shitjen e lojtarit dhe pretendon që shuma të derdhet sa më shpejtë në llogarinë e klubit. Nga krahu tjetër klubi i Kardifit shprehet se pa u zbardhur ngjarja e plotë nuk do të paguaj Nantesin për kartonin e lojtarit. Duket se marrëdhënia mes dy klubeve është “agravuar” disi, duke harruar edhe thelbin se ku qëndron fatkeqësia më e madhe. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top