You are here
Home > Kombëtarja > E thotë njeriu që e stërvit çdo ditë te Lacio: Strakosha? Prototipi i përkryer, të jetë më i zoti në zonë

E thotë njeriu që e stërvit çdo ditë te Lacio: Strakosha? Prototipi i përkryer, të jetë më i zoti në zonë

Thomas Strakosha ka arritur të fitojë më së miri mundësinë për të qënë portieri i parë i Lacios, duke ia marrë vendin Marketit. Një sezon pozitiv ishte ai që lamë pas, për të rritur edhe më shumë pikët e gardianit kuqezi.

Ndërkohë, trajneri që e stërvit çdo ditë te Lacio, Adalberto Grigioni, ka bërë një vlerësim edhe për portierin që rrëmben shpeshherë vëmendjen e italianëve. Theksi vendoset në faktin se fizikisht Strakosha përbën lojtarin perfekt në pozitën e tij, por duhet të punojë më shumë me zotërimin e zonës.

“Strakosha po përmirësohet çdo ditë dhe fizikisht është prototipi i përkryer i portierit. Duhet të jetë më i zoti në zonë dhe të marrë pjesë më shumë në lojë. Mund të bëj një karrierë të rëndësishme sepse ka vëmendjen e duhur”, ka thënë Grigoni. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top