You are here
Home > Futboll Bota > E thotë “Kurir”/ Do të ngrihej droni shqiptar ndaj Crevena Zvezdës, e ndaluan në Zvicër

E thotë “Kurir”/ Do të ngrihej droni shqiptar ndaj Crevena Zvezdës, e ndaluan në Zvicër

Ajo mbrëmje e Beogradit ndaj kuqezinjve kujtohet ende nga serbët, që nuk mund ta harrojnë sesi ai mjet flutures i përuli dhe i mori tre pikët në tavolinë ndaj Shqipërisë. “Kurir” kishte raportuar se në përballjen mes Young Boysit dhe Crevena Zvezdës, po planifikohej të ngrihej një tjetër dron nga shqiptarët.

Kjo pasi në Bern jetojnë shumë shqiptarë dhe do e kishin të lehtë për të gjetur një zgjedhje që të provokonin kundërshtarët. Po sërish e njëjta media shkruan se një gjë e tillë do të ndodhte, por reagimi kishte ardhur i menjëhershëm nga zviceranët.

Me teknologjinë e specializuar, duke kontrolluar në çdo moment hapësirën ajrore, iu bë e pamundur personave që mund të kishin ideuar një dron të dytë ndaj serbëve, këtë herë në Zvicër. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top