You are here
Home > Futboll Bota > E thonë zërat e fundit, Partizani mund të marrë një trajner italian më të mirë se Milani

E thonë zërat e fundit, Partizani mund të marrë një trajner italian më të mirë se Milani

Duke u bazuar në zërat e fundit të lëvizjeve dhe ndryshimeve në skuadrat europiane, vjen edhe një konstatim i veçantë sa i përket ekipit të Partizanit. Të kuqtë po kërkojnë të tërheqin një emër të madh nga Italia, për të zëvendësuar denjësisht Skënder Gegën.

“RTSH Sport” ka zbuluar se bëhet fjalë për 72-vjeçarin, Zdenek Zeman. Një eksperiencë të jashtëzakonshme ka në Itali ky trajner, madje për mesfushorin Ledian Memushaj ka qënë tekniku më i mirë që ka punuar gjatë karrierës.

Një filozofi ndryshe për futbollin, me moshën që sigurisht tani nuk flet më në favorin e tij. Por nga ana tjetër, Milani po provon një trajner më pak cilësor dhe është hedhur e gjitha në eksperimentim. Bëhet fjalë për trajnerin Marco Giampaolo, që ka drejtuar Sampdorian gjatë këtij sezoni.

Madje nëse shohim me vëmendje eksperiencën e tij të mëparshme, kjo skuadër ka qënë edhe kulmi i karrierës. Nëse të dyja këto lëvizje do të zyrtarizoheshin, atëherë padyshim që Partizani do të merrte një trajner italian më të mirë edhe se vetë njeriun që do të drejtonte Milanin. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top