E thonë europianët, Skënderbeu lë pas Psg dhe Bayern-in

Tingëllon si e çuditshme për t’u lexuar e dëgjuar, por në fakt brenda ka një vërtetësi të madhe.

Sipas një analize të bërë në kampionatet europiane mbi ecurinë e deritanishme në kampionatet respektive, vihet re se Skënderbeu është në vendin e katërt teksa lë pas vetes ekipe gjigante si Bayern Munchen, apo Paris Saint Germain.

Skënderbeu ndodhet në vendin e katërt me një mesatare prej 2,75 pikësh për ndeshje, teksa në të gjitha ndeshje e luajtura ka lënë vetëm dy pikë, me Kamzën në transfertë duke barazuar me gola.

Në vendin e parë është Napoli, ku në 11 ndeshje ka një mesatare pikësh prej 2,81 dhe pas tyre Barcelona me 2,8 në 10 javë kampionat.

Manchester City e ka po 2,8 mesataren e pikëve. PSG-ja në 11 ndeshje ka 2,63 pikë për ndeshje, ndërsa Bayerni në 10 javë kampionat vetëm 2,3 pikë për ndeshje.

Përgatiti: Klaudio Ndreca – SHQIPËRIA.CH

Për të gjithë të interesuarit për tu reklamuar në portalin e vetëm ku unfikohen trevat shqiptare, na kontaktoni në Shqipë[email protected]

Leave a Reply