You are here
Home > Futbolli Shqiptar > E stërmbushur me yje në sulm, trajneri i Kosovës u detyrua të sakrifikonte Lirim Kastratin

E stërmbushur me yje në sulm, trajneri i Kosovës u detyrua të sakrifikonte Lirim Kastratin

Kosova ka publikuar listën zyrtare për dy takimet që do të zhvillojë në muajin qershor. Trajneri Shaland ka grumbulluar të gjithë lojtarët më të mirë në Europë, ku sigurisht ajo që bën dallim është aspekti sulmues.

Madje zvicerani ka hequr dorë nga një lojtar që konsiderohet me vlera të mëdha, Lirim Kastrati. Ky i fundit është dërguar te U-21 i dardansve, për të pasur më shumë hapësira. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë ndihmës-trajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti.

“Kastrati duhet të luajë më shumë dhe për këtë gjë e kemi dërguar te U-21. Vendimi është marrë mes trajnerit Shaland dhe Prekazit”, tha Sahiti. Lojtari i Lokomotivës së Zagrebit do e kishte thuajse të pamundur marrjen e një vendi te Kosova, pasi kishte konkurrencën e Milot Rashicës dhe Edon Zhegrovës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top