You are here
Home > Futboll Bota > E si mundej të mungonte? Tradita e finaleve, tifozja futet në fushë dhe kamera e bojkoton

E si mundej të mungonte? Tradita e finaleve, tifozja futet në fushë dhe kamera e bojkoton

Tradita e finaleve po vazhdon sa i përket hyrjes së tifozëve në fushën e lojës. Gjithmonë ka ndodhur që në evenimentet më të shikuara, në fazën e fundit, sportdashësit të marrin rolin e protagonistit për të hyrë atje ku gjenden lojtarët.

Një gjë e tillë ka ndodhur në finalen e “Champions League”, ka vazhduar gjithashtu edhe në përballjen e fundit të Botërorit mes Francës dhe Kroacisë. Ndërsa në përballjen e sotme mes Totenhemit dhe Liverpulit, nuk është dashur të pritet gjatë.

Vetëm në minutën e 15 të takimit, një tifoze femër ka hutuar disi futbollistët, duke hyrë në fushën e blertë. Kamerat zyrtare e kanë bojkotuar atë, me rregullin që ka vendosur vetë UEFA, që njerëzit që bëjnë këto zgjedhje, të mos kthehen në qendër të vëmendjes. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top