You are here
Home > Kombëtarja > E si mund të ndodhte ndryshe? Ismajli hapi lojën, Myrto Uzuni gjen menjëherë barazimin(VIDEO)

E si mund të ndodhte ndryshe? Ismajli hapi lojën, Myrto Uzuni gjen menjëherë barazimin(VIDEO)

Një super sfidë kjo në Kroaci, teksa protagonist janë 4 shqiptarë. Hajduku i Splitit është duke u ndeshur ndaj Lokomotivës së Zagrebit, ndërsa Ismajli e Tahiraj gjenden nga njëra anë, e Uzuni me Kastratin në tjetrën.

I pari që do të hapte këtë takim që po luhet me një stadium të tejmbushur, do të ishte Ardian Ismajli. Pas një krosimi nga këndorja, mbrojtësi shqiptar e ka dërguar topin drejt rrjetës me kokë. Me nisjen e pjesës së dytë, ishte rradha e Myrto Uzuni për të marrë rolin e protagonistit.

Sulmuesi shqiptar pasi gjendej i lirë në mesin e zonës, nuk do e kishte të vështirë për të dërguar topin drejt rrjetës e për të sjellë barazimin e përkohshëm, ndërsa rezultati vazhdon të mbetet 1-1. Të dy golashënuesit mund të quhen padyshim si dy fitore më të mëdha të Shqipërisë në “Ligën e Kombeve”, ndërsa Myrto Uzuni nuk di të ndalet sa i përket golave të shënuara. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera

Leave a Reply

Top