You are here
Home > Futboll Bota > E si mund të dënohej Kololli? Zurihu “i çmendur”, presidenti bie nga karrigia nga festimi

E si mund të dënohej Kololli? Zurihu “i çmendur”, presidenti bie nga karrigia nga festimi

Te Zurihu e përjetojnë së tepërmi futbollin, për ta nisur që nga tifozët, lojtarët e deri te stafi drejtues. Kryefjalë do të ktheheshin disa herë së fundmi tifozët e kësaj skuadre, ndërsa do të hidhnin sende në fushë apo edhe duke treguar racizëm ndaj lojtarëve kundërshtarë.

Për të vazhduar më tej, edhe Benjamin Kololli nuk do e përmbante dot emocionin negativ të grumbulluar, duke thyer pankinën pas zëvendësimit. Presidenti i zviceranëve, Ançilo Kanepa e bëri të qartë që në fillim: “Kololli do paguaj vetëm dëmin që i bëri pankinës. Nuk e bëjmë të madhe, unë njëherë hodha karrigen nga tribuna VIP”, do të shprehej Kanepa.

Këtë herë, ka ndodhur një tjetër shpërthim i presidentit të Zurihut, që ka bërë sërish jehonë në mediat zvicerane. Zyrihu ka fituar një ndeshje derbi ndaj Grasshopërsit me rezultatin 3-1. Trajnerit Ludovic Magnin ishte gjithashtu së bashku me presidentin duke e ndjekur ndeshjen, pasi ishte dënuar më herët dhe nuk mund ta shihte ndeshjen nga afër.

Në momentin kur ka ardhur edhe goli i tretë, shihet gjithë festimi i çmendur te stafi drejtues i Zyrihut nga pjesa e tyre e tribunës. Kanepa që ngrihet menjëherë nga vendi i tij dhe në shenjë triumfi tregon grushtin, ndërsa nga ana tjetër shohim presidentin Kanepa që ka rënë nga karrigia në momentin e festës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera

Leave a Reply

Top