E rrallë/ Ramos braktis fushën, kthehet pas 10 minutash, ja arsyeja (Video)

Në ndeshjen e djeshme mes Eibar dhe Real Madrit ka ndodhur një episodë i pazakontë e i padëgjuar më parë. Teksa shifrat e rezultatit ishin në 1 me 1, në minutën e 73′ të takimit Sergi Ramos del në mënyrën urgjente nga fusha. Pas mori edhe miratimin e arbitrit të ndeshjes mbrojtësi madtilen u drejtua dhomave të zhveshjes.

Zinedin Zidan ishte i pa përgatitur për këtë situatë duke mos kryer edhe zvendësimin e kapitenit. Më herët trajneri i kishte konsumuar të tri zvendësimet. I gjithë stadiumi mbeti pa fjalë pasi nuk po kuptonte ç’po ndodhte ndërsa stoli i Realit nisën të qeshnin.

Sergo Ramos u kthye pas 10 minutash, kur shifrat ishin përmbysur në 1-2 nga Ronaldo. Arsyeja e daljes urgjente u zbulua pas përfundimit të ndeshjes nga trajneri i “Los Blancos”. Në një intervistë të shkurtër Zidan tha se Ramos kishte ndjer nevoja urgjente për të përdorur tualetin. Pasi kishte marrë edhe miratimin e arbitrit kapiteni i Realit u drejtua nga tualetet e stadiumit për t’u rikthyer disa minuta më vonë.

Armend Pire – SHQIPËRIA.CH

About the author