You are here
Home > Futboll Bota > E rrallë/ Junajtid shfrenoi fantazinë, kërkoi eliminimin e Barçës me taktikën…”Drake”

E rrallë/ Junajtid shfrenoi fantazinë, kërkoi eliminimin e Barçës me taktikën…”Drake”

Jemi në epokën e internetit dhe tashmë duhet të pranojmë varësinë prej saj. Edhe bota e futbollit nuk mund të rezistonte pa u prekur, ndërsa klubet më të njohura në Europë, shpërndarjnë disa reagime virtualisht që ndonjëherë i tejkalojnë kufijtë.

Tashmë do të prekim rastin e Manchester United, megjithëse këtë herë skena është e gjitha komike dhe për t’u mos humbur. Besojmë se e mbani mend rastin “Drake”? Këngëtari i famshëmë është kthyer në një “mace të zezë”, pasi lojtari i çdo ekipi të njohur që bën foto me të, është i destinuar të humbas.

Madje situata arriti deri aty, aqsa Roma të ndalojë futbollistët që të bëjnë foto me këngëtarin deri në fundin e sezonit. Por ndërkohë ajo që është humbur, është reagimi i faqes zyrtare të Manchester United pak para ndeshjes së dytë çerekfinale me Barcelonën.

Duke parë se asnjë prej futbollistëve katalanas as nuk e kishte ndërmend të bënte foto me “Drake”, vetë klubi anglez postoi këngëtarin i veshur me fanellën e Barcelonës, për të vazhduar traditën. Megjithatë as kjo taktikë nuk funksionoi, pasi Junajtid do të humbiste me rezultatin 3-0 në transfertë.
/Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top