You are here
Home > Futboll Bota > E rëndë/ Talentit të Liverpulit i thyejnë këmbën, ndërhyrja horror që i shokoi të gjithë

E rëndë/ Talentit të Liverpulit i thyejnë këmbën, ndërhyrja horror që i shokoi të gjithë

Duhet të jenë vetëm miqësore përgatitore këto takime që po zhvillohen në këto kohë për skuadrat e kampionateve elitare, por jo gjithmonë rezulton kështu. Ajo e djeshmja mes Liverpulit dhe Seviljës, ka kaluar në plan të dytë rezultatin.

Të gjithë vëmendjen e ka marrë ndërhyrja horror që i ka bërë lojtari i spanjollëve, Gnagon, talentit të Liverpulit, Larouci. Ky i fundit nuk po e ndalte lojën dhe vazhdoi sulmin ndërsa një futbollist i Sevijës ishte i shtrirë në tokë, kur hasi ndërhyrjen e rëndë të Gnagnon.

E menjëhershme në këmbën e 18-vjeçarit dhe pa asnjë qëllim për të gjetur topin. Një ndërhyrje e frikshme dhe dyshimet e para janë se këmba e Larouci mund të ketë pësuar një tronditje shumë të rëndë, për ta larguar për një kohë të konsiderueshme nga fusha e blertë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top