You are here
Home > Kombëtarja > E pyesin për stolin e Shqipërisë dhe djegien e Bullarit, Bushi: Nuk i mendoj këto!

E pyesin për stolin e Shqipërisë dhe djegien e Bullarit, Bushi: Nuk i mendoj këto!

Shqipëria U-21 e ka humbur takimin e parë kualifikues të Europianit, duke u mundur nga Turqia me rezultatin 1-2. Kjo ishte një nga ato rastet kur fundi nuk ishte i drejtë, pasi kuqezinjtë tanë shkëlqyen në fushën e blertë, ndërsa në minutat e fundit iu mohua edhe një penallti.

Përtej rezultatit, rëndësi kanë elementët që po shkëlqenin me Shpresat. Vrioni, Kallaku dhe Bajramaj treguan se janë e ardhmja e Shqipërisë. Menjëherë pas ndeshjes, trajneri i Shpresave, Alban Bushi është pyetur në lidhje me një konfirmim të mundshëm si trajneri i Kombëtares A pas largimit të Panuçit. Gjithashtu një tjetër temë që u prek, ishte edhe ajo e mosaktivizimit të Bullarit, një lojtar ky që kërkohet me ngulm edhe nga Greqia.

“Unë mendoj vetëm për U-21 tonë dhe jam i përqendruar vetëm aty. Kemi pasur lojtar që bën debutimin si Bajramaj, që ka një potencial të madh për t’iu bashkuar Shqipërisë së parë. Bullari? Nuk dua t’i djeg lojtarët. E ka mundësinë për të bërë një tjetër zgjedhje, por nuk mendoj se vepron si Durmishaj”, tha Bushi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top