You are here
Home > Kombëtarja > E plotë/ Reja është trajneri i Kombëtares: Shqipëria në Europian? Të luajmë, nuk e ndryshoj De Biazin

E plotë/ Reja është trajneri i Kombëtares: Shqipëria në Europian? Të luajmë, nuk e ndryshoj De Biazin

Që prej largimit të Panuçit është aluduar shumë se kush do të jetë në krye të pankinës së Kombëtares. Prej disa ditësh është bërë zyrtare emri i pasuesit të tij, që është një tjetër italian, Edi Reja. Ky i fundit ka drejtuar plot 22 ekipe në karrierën e tij të trajningut, ku më të spikaturat kanë qënë skuadrat e Atalantës, Lacios dhe Napolit.

73 vjeçari është prezantuar ditën e sotme në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, teksa menjëherë do të nisë nga puna për ndjekjen nga afër dhe selektimit të lojtarëve shqiptar që do t’i duhen për të zbatuar skemat që mund të ketë në plan në ndeshjet e Kombëtares.

Ndërkohë Reja ka folur për herë të parë si trajneri i Shqipërisë: “Shpresoj të krijojmë një marrëdhënie të mirë me shtypin, pasi edhe në të kaluarën e kam bërë kudo kam qënë. Nuk kam sjellë shumë fat me praninë time në Shqipëri, pas nuk ka qënë një nivel shumë i mirë ai kundër Turqisë, ku unë isha për të parë disa lojtarë. Më duhet të falenderoj për ftesën që morra nga presidenti i FSHF-së, për të qënë në krye të Shqipërisë.

Deri kur kam nënshkruar? Do të shohim në fundin e këtij edicioni, nëse janë kushtet për të vazhduar, do e bëjmë një gjë të tillë. Unë kështu kam punuar gjithmonë. Duhet të shoh si funksionon Federata, futbolli, por edhe rezultatet mbi të gjitha. Nuk jam këtu për të premtuar asgjë rreth objektivit, mund të them vetëm që do të punojmë shumë.

Mund të vazhdoja të punoja edhe në Itali, por e zgjodha të isha pjesë e Shqipërisë, pasi e di që kjo Kombëtare mund të jap diçka më shumë në mënyrën e përjetimit të futbollit. Unë e njoh Igli Taren dhe sapo e mori vesh që isha një kandidat i mundshëm më morri në telefon dhe më tha: “Çfarë bën akoma në shtëpi? Shko”.

Unë e njoh shumë mirë edhe Strakoshën, pasi e kam parë në kohën kur drejtoja Lacion dhe është shumë për të përgëzuar. Tani duhet parë sesi do të shkojnë gjërat, për mënyrën sesi lojtarët do të punojnë me njëri-tjetrin dhe do të sillen ndaj kundështarëve.

Për mua aspekti ekonomik nuk hyn fare, e pranova detyrën për ta bërë sa më mirë. Gjimshitin e kam marrë unë te Atalanta, në kohën kur ishte ende në hapat e parë të tij dhe nuk ishte në këtë gjendje që ndodhet sot.

Shqipëria në Europian? Unë them se lojtarët tanë kanë potencialin për të mbajtur një qëndrim në lojën e tyre. Kjo pasi ka pasur shumë luhatje në lojën e kësaj Kombëtare. Me zemrën në fushë, duhet të kërkojmë të luajmë fillimisht.

Nëse mund të lë unë lojtarë jashtë për humbjen e avionit? Nuk është në filozofinë time, që të ndërrmeren vendime të tilla. Për më tepër Strakosha që nuk njihet për sjellje të tilla, megjithëse është mirë që kur të thërret Kombëtarja të jesh pak më herët në aeroport, duke marrë parasysh se mund të ndodhin edhe disa gjëra jashtë planit gjatë rrugës. Unë nuk do ta ndryshoj shumë ekipin nga ai De Biazit, pasi edhe me të kam folur dhe ai e bëri historinë këtu”, ka thënë Reja. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top