You are here
Home > Kombëtarja > E plotë/ Panuçi flet hapur para Shqipërisë: Vendos bast! Lojtar si Durmishaj, nuk bëhen të mëdhenj

E plotë/ Panuçi flet hapur para Shqipërisë: Vendos bast! Lojtar si Durmishaj, nuk bëhen të mëdhenj

Trajneri i Panuçit ka dalë në konferencën për shtyp gjatë ditës së sotme, në prag të ndeshjes ndaj Turqisë dhe Andorrës. Shqipëria luan dy takime të vështira, për kualifikueset e Europianit.

Tekniku italian ka vendosur theksin se kuqezinjtë nuk do të ndryshojnë shumë nga ndeshjet e kaluara, megjithëse po shihen ende disa skema për t’u përdorur. Por edhe këtë herë Panuçi ka shpërthyer disi duke humbur nervat, teksa një gazetar e ka pyetur menjëherë, në lidhje me mungesën e Bares.

“Në sjelljen tonë nuk do të ndryshojmë shumë. Mënyra e lojës do të jetë po ajo që kemi pasur dhe kemi rikuperuar disa lojtarë. Mund të luajmë 4-3-3 dhe 3-5-2, por duke e vëzhguar më nga afër. Jam i kënaqur me lojtarët e thirrur, megjithëse mund të kishim dhe të tjerë. Ndoji dhe Cikalleshi janë dëmtuar, Binaku gjithashtu ka pasur një problem fizik.

Kemi Qosen një lojtar të ri, që e kam ndjekur gjatë gjithë dimrit, ndërsa pjesa tjetër është e njëjtë. Ne duhet të krijojmë mundësitë për të shënuar. Vura re se sa më shumë të hapemi si skuadër, kemi më shumë problem.

(Gazetari e pyet në veçanti) Kush është Keidi Bare, miku yt? Kemi shumë lojtarë që mund t’i bashkohen Shqipërisë. Grezda është një lojtar i rëndësishëm për ne, megjithëse ka luajtur pak. Kaçe këtë herë ka luajtur shumë  dhe unë e thirra. Më parë nuk ka luajtur dhe unë nuk e kam grumbulluar. Për të dalë të dytët na duhet diçka speciale dhe unë besoj se e arrijmë, ndryshe largohem. Shqetësimi që unë kam është luhatja e lojtarëve. Kur lojtarët kanë zjarrin brenda, bëjnë gjëra të rëndësishme. Seferin e kemi ndjekur prej kohësh, por për momentin na duhen lojtarët ekspertë.

Ne duhet të ndryshojmë në mënyrën e lojës, ta bëjmë për veten dhe jo për kundërshtarin. Nuk dua të përjashtoj lojtarët e kampionatit shqiptar, ne i ndjekim me vëmendje. Gjithashtu edhe Tahirin e kemi vëzhguar, por do ta shohim në të ardhmen.

Mirënjohja duhet të jetë për të gjithë. Unë e kam ndaj Shqipërisë. Madje më emocionon himni shqiptar, megjithëse ende nuk e di. Nëse do të ishte për mua, do të vishja fanellën dhe do të hyja në fushë. Vrioni do të bëhet shumë i rëndësishëm për ne. Durmishajn do të shkojmë ta shohim kur të luaj me Greqinë. Gjithmonë nxjerrin justifikime duke mbyllur telefonin, nuk të përgjigjen me mesazhe dhe nxjerrin menaxherin për të thënë se janë me pushime. Këta nuk janë lojtarë të vërtetë, nuk kanë për t’u bërë kurrë. Kjo pasi një lojtar i prerë të thotë “PO” ose “JO”. Do të shkosh me Greqinë, shumë atëherë. Për këtë vë bast, që këta lojtar nuk kanë për të bërë kurrë të mëdhenj. Do të flasim pas dy vitesh.

Kam parë një lojtar që ishte i rrethuar nga kryetari i bashkisë, babai, daja dhe menaxheri. Sikur të flitej për Mesin. Sapo e pashë dhe e dëgjova se çfarë po flitej për të, u thashë të tjerëve që këtij lojtari do i vëmë kryqin. Tani as që e di se ku luan, ndërsa menaxheri i tij bënte sikur po flisnim për Kristiano Ronaldon”, ka thënë Panuçi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top