You are here
Home > Futboll Bota > E planfikuar/ Penalltia e çuditshme e Kepës, lojtari rival dihej se do ta gjuante në qendër

E planfikuar/ Penalltia e çuditshme e Kepës, lojtari rival dihej se do ta gjuante në qendër

Chelsea arriti të kualifikohej për në finalen e “Europa League”, falë ruletës ruse ndaj Frankfurtit. Pavarësisht se anglezët se gabuan të parët nga penalltia, Kepa do të priste dy të tjera që do të sillnin edhe suksesin.

Por e veçanta ishte në ekzekutimin e Martin Hinteregger, atje ku edhe portieri i Chelseat e priti në mënyrë disi të çuditshme ekzekutimin e këtij lojtari. Vetëm nëpërmjet këmbëve në gjuajtjen qëndrore dhe pa përdorur duart, morali i gjermanëve nisi të lëkundej ndjeshëm.

Megjithatë merita e pritjes së kësaj penalltie, nuk ishte 100% e vetë Kepës. Sarri dhe tekniku i portierëve e kishin studiuar në detaje Hinteregger dhe u arrit në përfundimin se gjithmonë ky lojtar gjuante vetëm në qendër. Goditje e tij ishin potente, por thuajse asnjëherë nuk përfundonin në krahë. Historia nuk ndryshoi as në gjysmëfinalen e “Europa League”, duke sjellë kështu edhe dështimin e Frankfurtit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top