You are here
Home > Futboll Bota > E pengon vetëm i njëjti shqetësim, Frenk Riberi mund të ribashkohet me Xherdan Shaqirin

E pengon vetëm i njëjti shqetësim, Frenk Riberi mund të ribashkohet me Xherdan Shaqirin

Frenk Riberi është në kërkim të një ekipi të ri në Europë pas shumë vitesh te Bajerni i Mynihut. Prestigjozja franceze “L’Equipe” shkruan se sulmuesi në fjalë është pranë “Premier League”. Më konkretisht drejt Liverpulit, e cila do të sillte edhe një ribashkim me Xherdan Shaqirin.

Të dy këta futbollistë kanë luajtur më herët te Bajerni i Mynihut, por ajo që e pengon disi këtë përfundim, është shqetësimi i njëjtë. Liverpuli ia ka bërë të qartë futbollisti francez se nuk do të ketë një vend titullari, pasi Mane-Salah-Firminjo janë të paprekshëm. Pikërisht nga kjo treshe e artë është duke vuajtur edhe Shaqiri, që nuk po gjen hapësirat e duhur te kampionët e “Champions League”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top