You are here
Home > Futboll Bota > E pazakontë/ Video po bën xhiron e rrjeteve sociale, dhoma e VAR-it bosh ndaj Realit të Madridit

E pazakontë/ Video po bën xhiron e rrjeteve sociale, dhoma e VAR-it bosh ndaj Realit të Madridit

Video e cila po bën xhiron e rrjeteve sociale, është ajo e ardhur nga takimi mes Valladolit dhe Realit të Madridit. Vendasit do të kalonin herët në avantazh, ndërsa arbitri kishte një hije dyshimi për një gol të parregullt.

Për këtë arsye ai kërkoi edhe ndihmën e VAR-it, por në mënyrë të pakuptueshme, atje nuk gjendej askush. Tërësisht e boshatisur ishte vendi duhet të qëndrojnë gjithë vëzhguesit për të korrigjuar arbitrin dhe ndihmuar atë, në raste të veçanta.

Kjo video është shpërndarë menjëherë në rrjetet sociale, duke bërë edhe xhiron e momentit. Reali do të fitonte me rezultatin 4-1 në transfertë ndaj Valladolid, ndërsa ende nuk është shpjeguar saktësisht se çfarë ndodhi në atë episod të pazakontë me VAR-in. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera

Leave a Reply

Top