You are here
Home > Kombëtarja > E pazakonta/ Skocia vjen pa një formacion në Shqipëri, mediat ia bëjnë të qartë: Nuk duam justifikime!

E pazakonta/ Skocia vjen pa një formacion në Shqipëri, mediat ia bëjnë të qartë: Nuk duam justifikime!

Një ndeshje disi e pazakontë do të jetë ajo mes Shqipërisë dhe Skocisë, teksa të dyja Kombëtaret vihen përballë një ndeshje të rëndësishme, por u mungojnë aq shumë lojtarë për këtë ndeshje.

Sa i përket futbollistëve të Kombëtares, të gjithë jemi të ndërgjegjshëm për mungesat që do të kemi në këtë takim, ndërsa e njëjta histori është edhe me Skocinë. Për të mos thënë që miqtë, janë edhe më të “mallkuar” sa i përket dëmtimeve dhe lojtarëve që nuk do të kenë të gatshëm për takimin e Shkodrës.

Kështu, mesfushori i Rangersit, Jack që erdhi si zëvendësues i një lojtari të dëmtuar te Skocia, i është dashur të largohet pasi ka ndierë shqetësime me gjurin. Mikey Devlin ka një dëmtim ende të papërcaktuar që do e mbaj jashtë Shqipërisë, ndërsa më parë lista vazhdonte me emrat e Gordon, O’Donnell, Mulgreë dhe Kevin McDonald. Pa harruar këtu, që as sulmuesi i Celtic, Griffiths, nuk do të jetë gati për takimin ndaj kuqezinjve.

Pra, thuajse një formacion që nuk vjen në Shqipëri për arsye dëmtimi, ndërsa Skocia luan një nga takimet më të rëndësishme për vendin e parë. Por mediave skoceze nuk u intereson shumë kjo pjesë, teksa “The Times” shprehet se pavarësisht kësaj gjendje, trajneri Mc Leish nuk duhet të ketë asnjë justifikim në fundin e ndeshjes nëse dështon në Shkodër. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top