You are here
Home > Kombëtarja > E papritur/ Sapo arriti në “Ligue 1”, lojtari i vetëm shqiptar katalanas largohet mes emocionesh

E papritur/ Sapo arriti në “Ligue 1”, lojtari i vetëm shqiptar katalanas largohet mes emocionesh

Ivan Balliu ka festuar vetëm para pak ditësh titullin kampion në ligën e dytë franceze, por edhe njëkohësisht arritjen në “Ligue 1” me ekipin e Metzit. Por ndërkohë që të gjithë prisnin mbrojtësin shqiptar të luante përballë yjeve si Nejmar dhe Mbape, ka ardhur edhe largimi i tij.

Flitet pikërisht për lojtarin e vetëm katalanas të Kombëtares tonë, që zhvilloi një sezon fantastik. Kontrata përfundonte në fundin e sezonit dhe mbrojtësi nuk ka vendosur që të vazhdojë më tej. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, vetë Balliu njofton largimin mes një video emocionuese. Shumë personazhe të njohur të futbollit dhe tifozë e kanë uruar lojtarin e Shqipërisë për të pasur sa më tepër sukses në karrierë, pas shijes së mirë që la te Metzi, mes të cilëve edhe lojtari i Barcelonës, Sergio Roberto. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top