You are here
Home > Futboll Bota > E papritur/ Muriq ishte “heroi” ndaj Leiçesterit, i pakuptueshmi Guardiola thotë “JO” edhe në Kupë

E papritur/ Muriq ishte “heroi” ndaj Leiçesterit, i pakuptueshmi Guardiola thotë “JO” edhe në Kupë

Arijanet Muriq do të merrte gjithë vëmendjen e sportdashësve shqiptarë dhe tifozëve të futbollit anglez pak kohë më parë, teksa u kthye në heroin e Manchester Sitit, duke ardhur thuajse nga hiçi. Askush nuk e njihte apo kishte dëgjuar për të(referuar tifozëve të huaj), megjithatë Muriq ndali dy penallti dhe i dha kualifikimin më tej ekipit të njohur,

Tani Guardiola surprizon disi me vendimin e tij, duke mos i besuar portierit shqiptar as në Kupë. Më saktësisht bëhet fjalë për një tjetër kompeticion, Fa Cup, atje ku “qytetarët” po fitojnë me rezultatin 6-0 ndaj Rotheramit.

Sërish në portë është vendosur Ederson, që është zgjedhja e parë edhe në kampionat. Deri tani Guardiola kishte zgjedhur që Muriq të aktivizohej në Kupë, e duke parë paraqitjen e tij të fundit, ndaj një kundërshtari si Rotherami një vend titullari e kishte mëse të merituar. Gjithsesi, duhet të presim për ndonjë surprizë tjetër të trajnerit Guardiola. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top