You are here
Home > Kryefaqja > E papritur/ I dhuroi Kosovës fitoren e madhe, Fulhami kërkon në merkato Elbasan Rashanin

E papritur/ I dhuroi Kosovës fitoren e madhe, Fulhami kërkon në merkato Elbasan Rashanin

Nuk është një yll dhe futbollist që rrëmben menjëherë dashurinë e tifozëve, por Elbasan Rashani është gjithmonë jetik për ekipin kur luan në fushën e lojës. Në këtë mënyrë i rezultoi edhe Kosovës, teksa shënonte në minutat e fundit në atë përballje ndaj Bullgarisë e mbyllur në shifrat 2-3.

Sipas asaj që raportojnë mediat sportive në Angli, Fulhami është hedhur në garë për Rashanin. Ky futbollist është pjesë e planit për të ringritur ekipin anglez drejt “Premier League”. Një interesim paksa i papritur ky, ndërsa sulmuesi shqiptar luan me Odd Ballklub në Norvegji dhe nuk përfundon shpesh në zërat mediatik për interesime të tilla. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top