You are here
Home > Kombëtarja > E papritur/ Abazaj largohet nga Anderlehti, shkon në Kroaci dhe rrit numrin e shqiptarëve

E papritur/ Abazaj largohet nga Anderlehti, shkon në Kroaci dhe rrit numrin e shqiptarëve

Numri i futbollistëve shqiptarë që luajnë në Kroaci është rritur së tepërmi. Së fundmi i është bashkuar edhe Kristal Abazaj. Futbollisti shqiptar i është larguar Anderlehtit, për shkak të mungesave të hapësirës.

Ai ka firmosur me klubin e ri të Osijekut në Kroaci. Një aventurë e re kjo për Kristalin, që do të jetë në të mirë të vetë futbollistit. Kjo pasi do të ketë më shumë hapësirë për të, që të tregojë vlerat dhe potencialin e madh që zotëron.

Huazimi është me të drejtë blerje nga ana e ekipit kroat, megjithatë kryesore mbetet reagimi i Abazajt. Ky i fundit ishte futbollisti më i mirë në Shqipëri, por situata ndryshoi disi me kalimin në Belgjikë atje ku edhe konkurrenca për një vend në fushën e lojës, është shumë herë më e madhe. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera

Leave a Reply

Top