You are here
Home > Futboll Bota > E pamundura është asgjë! Solsjkaer rinovon te Junajtid, në Shqipëri qeshte dhe se merrte seriozisht

E pamundura është asgjë! Solsjkaer rinovon te Junajtid, në Shqipëri qeshte dhe se merrte seriozisht

Ole Gunar Solsjkaer ka rinovuar edhe për tre vite të tjera me ekipin e Mançester Junajtid. Asgjë surprizuese në lidhje me këtë vendim të ri, pasi kualifikimi ndaj PSG-së i vendosi kapakun kësaj historie.

Tashmë “djajtë” janë kthyer po aq të frikshëm sa edhe më parë, falë formulave të suksesit që kanë ardhur nga Solskjaer. Në verën e vitit të kaluar, ky trajner u përballë në kualifikueset e Kupave të Europës ndaj Laçit.

Asokohe do e eliminonte ekipin shqiptar me Molden që drejtonte, ndërsa kur gazetari shqiptar e pyeti në lidhje me marrjen e mundshme të drejtimit të Mançester Junajtid, Solskjaer nuk do e merrte edhe aq seriozisht. Megjithëse ishte edhe një figurë e njohur për atë skuadër, pasi ka luajtur më herët, tekniku do të shprehej duke qeshur se Murinjo ishte duke bërë mirë te anglezët dhe një gjë e tillë nuk mund të ndodhte. Tashmë jemi vetëm disa muaj më vonë dhe i rinovohet kontrata për tre vite te Mançester Junajtid. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top