E pabesueshme, UEFA ndryshon orarin e Shkëndija-Milan, ja detajet…

UEFA para pak çasteve ka publikuar terminet për Shkëndijën dhe Vardarit për ndeshjet e tyre të plej of-it në Liga Evropa kundër Milanit dhe Fenerbahçes.

Kështu që me 17 gusht, Shkëndija do ta zhvillojë transfertën në “San Siro” ndaj Milanit, ndërsa Vardari në Shkup do të pret Fenerbahçen. 7 ditë më vonë “kuqezinjët” tetovarë në “Telekom Arena” presin Milanin, ndërsa Vardari në Stamboll luan si mysafir ndaj Fenerit.

Ekipi shqiptar nga Maqedonia, Shkëndija e Tetovës do luajë kundër Milanit në fazën play off të Europa League.

Dje, Kuqezinjë nga Tetova eliminuan në raundin e tretë ekipin lituanez Trakai me rezultatin e përgjithshëm 4:2. Shkëndija humbi ndeshjen e parë në Lituani me shifrat 2:1, ndërsa takimin e kthimit në Strumicë përmbysën gjithçka duke fituar 3:0. /Shqiperia.ch

About the author