You are here
Home > Futbolli Shqiptar > E njëjta histori vazhdon në Kosovë, interesimi i çmendur: Mbi 100.000 kërkesa për bileta!

E njëjta histori vazhdon në Kosovë, interesimi i çmendur: Mbi 100.000 kërkesa për bileta!

Në Kosovë vazhdon të jetë një interesim i lartë i tifozëve sa i përket takimeve të përfaqësueses. Këtë herë futbollistët e Shaland do të luajnë një miqësore ndaj Danimarkës dhe më pas provën e parë të vërtetë, atë ndaj Bullgarisë.

Sekretari i FFK-së, Eroll Salihu, shprehet se stadiumi nuk i ka plotësuar dot kërkesat e tifozëve as këtë herë, pasi kanë qenë mbi 100.000 interesime për të pasur një biletë në stadium.

“Mbi 100 mijë kërkesa për bileta ka pasur dhe shpëtimi do të ishte stadium nacional”, u shpreh Salihu në emisionin sportiv “Favorit”. Ajo që nuk diskutohet, është fakti që edhe këtë herë stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë i stërmbushur, në dy takimet e Kosovës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top