You are here
Home > Kombëtarja > E nisi nga Shqipëria dhe arrin majat, e vërteta e Muriq: Na kërkojnë nga Italia dhe Gjermania!

E nisi nga Shqipëria dhe arrin majat, e vërteta e Muriq: Na kërkojnë nga Italia dhe Gjermania!

Vedat Muriqi është duke shkëlqyer me ekipin e Rizesporit në Turqi, teksa shënon thuajse çdo ndeshje në atë kampionat. Interesimi për këtë lojtar është i madh, ndërsa nuk kërkohet vetëm nga gjigandët turq.

Sipas vetë menaxherit të futbollistit të Kosovës, për Muriqin kanë shprehur interesim edhe klube nga Italia dhe Gjermania. Gjithçka do të bëhet më e qartë në fundin e sezonit, atje ku pritet edhe lëvizja e madhe për të. Ndërkohë interesante është fakti që Muriqi e ka nisur nga Liria karrierën e tij dhe pas disa kohe të kaluar te Besa dhe Teuta, arriti në Turqi.

“Disa klube janë të interesuara për Vedat Muriqin. Fenerbaçe gjithashtu, por sigurisht që ende nuk ka një zyrtarizim. Gjithçka do të bëhet më e qartë në fundin e sezonit. Për lojtarin ka interesim edhe nga ekipe në Gjermani dhe Itali”, ka thënë menaxheri i lojtarit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top