You are here
Home > Futboll Bota > E nderon shqiptari i vetëm që i ka besuar, Besnik Hasi nuk shkarkohet nga detyra

E nderon shqiptari i vetëm që i ka besuar, Besnik Hasi nuk shkarkohet nga detyra

Skuadra e Besnik Hasit në Arabinë Saudite, Al Raed, është kthyer te fitorja pas një serie negative rezultatesh. Madje është folur shumë edhe për një shkarkim të mundshëm të trajnerit shqiptar, që nuk e kishte gjetur fitoren në 8 ndeshjet e fundit.

Por do të ishte pikërisht shqiptari i vetëm që i ka besuar Hasi, Ferhan Hasani, që do i jepte një dorë të madhe për të festuar pas gjithë asaj vështirësie. “Buba”, ashtu siç njihet ndryshe nga tifozët shqiptarë, ka depërtuar mjaft bukur nga krahu i majtë në zonë, duke e nxjerrë shokun e skuadrës me portën e boshatisur.

Aty do të vulosej edhe fati i takimit ndaj Al Batin, pasi ndeshja përfundoi me rezultatin 1-0. Disi e çuditshme, por Hasi nuk shquhet për ndonjë dashamirësi të madhe ndaj lojtarëve shqiptarë, pasi në të gjitha skuadrat e mëdha e të njohura europiane që ka drejtuar, nuk ka marrë asnjë prej tyre. Transferimi i Hasanit do të ishte edhe thyerja e tabusë sa i përket Hasit, që më në fund e mori një lojtar me origjinë shqiptare, edhe përse flitej për një aventurë në Arabinë Saudite. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top