You are here
Home > Futboll Bota > E morën në merkaton e verës në Seria A, tre ekipe italiane e kërkojnë Kastriot Dërmakun

E morën në merkaton e verës në Seria A, tre ekipe italiane e kërkojnë Kastriot Dërmakun

Kastriot Dërmaku u transferua në merkaton e verës nga ekipi i Parmës. Megjithatë e vështirë duket që ky futbollist të luajë me këtë ekip në Seria A gjatë këtij sezoni. Në mediat italiane raportohet gjithmonë e më shumë për ekipe të Serisë B që kërkojnë huazimin e mbrojtësit shqiptar.

Duket se edhe vetë Parma po e mendon një zgjidhje të tillë. Pas Salernitanas, ka pasur edhe dy interesime të tjera. Bëhet fjalë për skuadrën e Peskarës dhe Trapanit, që duan ta kenë në organikën e tyre Dërmakun për sezonin e ardhshëm. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top