You are here
Home > Futbolli Shqiptar > E mira që nuk gjendet kurrë, plas ironia për mosgrumbullimin e Asanit: Do ikësh te Brazili!

E mira që nuk gjendet kurrë, plas ironia për mosgrumbullimin e Asanit: Do ikësh te Brazili!

Panuçi është kritikuar shumë në kohën kur drejtonte Shqipërinë, për një mospërfillje të kampionatit shqiptar. Të rralla ishin rastet faktikisht kur futbollistët e Superiores i bashkoheshin kuqezinjve në atë kohë, për të mos bërë gjithçka të duket “e zezë”.

Me ardhjen e Rejas ka ndryshuar diçka në këtë drejtim, pasi janë grumbulluar shumë lojtarë nga ekipi kampion i Partizanit. Alban Hoxha, Bruno Telushi dhe Lorenc Trashi janë tre futbollistët e thirrur nga tekniku për Kombëtaren A. Gjithashtu edhe Esat Malës i është dhënë mundësia për t’u stërvitur në “Tropikal” me ekipin e parë, për t’u bashkuar më pas me U-21 e kuqezinjve.

Gjithsesi Mala e ka në dorë fatin e tij, pasi me impenjim të madh në stërvitje, e bën shumë shpejt të mundur ëndrrën për t’u bashkuar me Shqipërinë e Rejas. Por e gjitha kjo nuk i ndalon kritikat sa i përket trajnerit të kuqezinjve, vetëm se tashmë ndryshon tematika në: “Përse nuk e ftove edhe këtë futbollist tjetër të Superiores?”.

Më konkretisht bëhet fjalë për Jasir Asanin, që ka shkëlqyer këtë vit me Partizanin. Shumë opinionist dhe media sportive në vend, shprehen se ky lojtar e ka merituar ftesën e Kombëtares A, megjithëse i ka munguar. Futbollisti brazilian i Flamurtarit, Elton Kale, ka postuar me ironi një foto në “Instagram” drejtuar Asanit: “Çfarë, ti nuk je i ftuar në ekipin kombëtares? Unë do të flas me Tite(trajnerin e Brazilit), me siguri ai do të ftoj ty”, ka thënë Kale.

Por në këtë rast e vetmja gjë që duhet të bëjmë dhe që faktikisht ne shqiptarët nuk shquhemi shumë, është durimi. Koha do të tregojë gjithmonë sesa mirë apo gabim ka bërë Reja me zgjedhjet e tij, për të mos thënë pastaj se lista nuk është publikuar ende e plotë dhe ende s’kemi parë debutimin. Skemat dhe mënyra sesi do të luhet ndaj Islandës apo Moldavisë është e qartë vetëm nga ana e trajnerit dhe në asnjë prej mediave nuk ka informacione. Pas disa kohësh, një ftesë do t’i vijë edhe Asanit nëse vazhdon në këto ritme, por sërish do të kemi kritika: “Në rregull me Asanin, po “atë” futbollistin tjetër në Superiore përse nuk e thirre?”. /Shqiperia.ch/

(Foto e publikuar nga “Sport Ekspres”)

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top