You are here
Home > Futboll Bota > E mbyllur/ Krasniqi me vendimin e pazakontë, Malajzia do të përfaqësohet nga i pari shqiptar

E mbyllur/ Krasniqi me vendimin e pazakontë, Malajzia do të përfaqësohet nga i pari shqiptar

E la Malajzinë vetëm para pak kohësh, me pretendimin për t’iu bashkuar Europës. Të paktën kështu po mendonte përkohësisht ish-sulmuesi i Shqipërsië U-21, Liridon Krasniqi.

Të gjitha mundësitë ishin, pasi ky futbollist shfaqte interes të konsiderueshëm edhe për ekipet europiane. Derisa në Malajzi vendosën: “Të marrim Krasniqin në Kombëtare”. Që një gjë e tillë të ndodhte, duhet të plotësohej vetëm një kusht.

Futbollisti shqiptar duhej që të plotësonte 5 vite në Malajzi, ndërsa kishte 4 vite duke luajtur në këtë vend. Në kushte të tilla, Krasniqi duhej të rikthehej në këtë kampionat, për të kërkuar më pas edhe Kombëtaren. Ashtu ndodhi, me futbollistin shqiptar që është thuajse i zyrtarizuar te Melaka në Malajzi. Tashmë ngelet vetëm çështje kohe përfaqësimi i këtij vendi, ndërsa Krasniqi ka dhënë pëlqimin që një gjë e tillë të mbyllet me sukses. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top