You are here
Home > Kombëtarja > E mbrojti edhe nga Panuçi, Thomas Strakosha: Shihemi së shpejti mister Reja!

E mbrojti edhe nga Panuçi, Thomas Strakosha: Shihemi së shpejti mister Reja!

Takimi ndaj Udinezes u mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme për portierin shqiptar, Thomas Strakosha. Ekipi i tij, Lacio, arriti të fitonte me rezultatin 2-0 dhe të mbajë ende gjallë shpresat e “Championsit”.

Por për më tepër, Strakosha mori rolin e protagonistit pasi priti edhe një 11-metërsh. De Paul do të gabonte përballë gardianit kuqezi, duke mos arritur të hap dot historikun e takimit. Gazetarët italianë e pyetën Strakoshën edhe në lidhje me trajnerin e ri të Shqipërisë, Rejan: “I dërgoj urimet e mia më të mira. Do të shihemi së shpejti mister. Për momentin jam i përqëndruar këtu”, ka thënë Strakosha.

Ndërkohë që në konferencën për shtyp si trajneri i Shqipërisë, Reja u shpreh se dënimi me përjashtim i portierit të Lacios te Kombëtarja ishte i tepruar, ndërsa mund të kalohej edhe me një gjobë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top