You are here
Home > Kombëtarja > “E mallkoi” flamurin shqiptar dhe “tradhëtoi” Kombëtaren, ironia e jetës me Sotiris Ninis(i përkëdheluri i grekëve)

“E mallkoi” flamurin shqiptar dhe “tradhëtoi” Kombëtaren, ironia e jetës me Sotiris Ninis(i përkëdheluri i grekëve)

Në vitin 1990, në Himarë do të lindte një djalë, që pa kaluar shumë kohë, do ta mallkonte tokën ku ai doli në dritë për herë të parë. Një mallkim edhe për flamurin shqiptar, teksa Sotir Ninis, ashtu siç ai kërkon ta quajnë, zgjodhi vetëm mbrojtjen e ngjyrave të Greqisë.

Shumë i lidhur me fqinjët tanë, Ninis kërkoi çdo shkëputje të mundshme dhe humbje të çdo gjurme, që e lidhte atë me kuqezinjtë. Fjala “tradhëtar” nuk duhet të hyjë shumë në botën e sportit, por në këtë rast, është e pamundur ta evitosh.

Megjithatë, për të vazhduar më tej, Ninis konsiderohej si një nga talentet më të mëdhenj në Europë. I përkëdheluri i grekëve, u cilësua si një nga ata futbollistë që nuk e kishte një të dytë. Rreth 20 milionë euro kërkonte Panathinaikosi për të transferuar këtë lojtar, që asokohe, ishte shifër që mund të kategorizohet si “e çmendur” dhe mund të vlerësoheshin vetëm lojtarët e një kalibri të lartë. Pra, ishte një farë blindimi që i bëhej, për ta pasur gjithmonë në skuadër.

Kaluan disa vite feste dhe ekzaltimi me Greqinë, që tymi të niste të rrallohej dhe Ninis të shihte veten e tij në pasqyrë. Talenti më i madh i Europës, që kërkohej nga Barcelona dhe Mançester Junajtid, në moshën 28-vjeçare që është aktualisht, nuk është më një futbollist, të paktën jo në kohën që po flasim.

Klubi i fundit me të cilin Ninis luajti, Maccabi Petah Tikva, hoqi dorë përfundimisht nga ky njeri, duke e nxjerrë në rrugë dhe pa ekip. Jeta të ofron modele të ndryshme, prandaj ne duhet të mësohet se asnjëherë nuk duhet të zgjidhet rruga e Sotir Ninis, sepse në fund një farë drejtësie do të vihet, sado të vonojë, ajo nuk do të harrojë kurrë. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top