You are here
Home > Futboll Bota > E kritikojnë për Shaqirin, Klop nervozohet në konferencë: Nuk po luajmë Play-Station këtu!

E kritikojnë për Shaqirin, Klop nervozohet në konferencë: Nuk po luajmë Play-Station këtu!

Liverpuli dukej se pas shumë kohësh, do të arrinte të ngrinte trofeun e “Premier League”. Skuadra e Klop bëri një shkëputje fillimisht nga ndjekësit më të afërt, por situata ka ndryshuar, me Manchester Cityn që ka marrë vendin e parë.

Shumë kritika ka pasur për Klop në barazimin e fundit pa gola ndaj Evertonit, edhe sa i përket mos aktivizimit të Shaqirit, ndërsa janë hedhur në fushë lojtarë të tjerë me rendiment më të dobët. Por tekniku gjerman ka shpërthyer në konferencë, duke i treguar gazetarëve se nuk është e lehtë të ndërrohen lojtarët.

“Jam shumë i zhgënjyer me pyetjet tuaja. Ne këtu nuk jemi duke luajtur Play-Station. Mund të marrim rreziqe, por jo të marrësh më shumë se 100%. Kjo do të ishte çmenduri, nuk jemi deri këtu”, ka thënë Klop. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top