You are here
Home > Kombëtarja > E konkurrojnë vetëm “100 Vitrinat”! Merkato e Elseid Hysajt, gënjeshtrat dalin sheshit

E konkurrojnë vetëm “100 Vitrinat”! Merkato e Elseid Hysajt, gënjeshtrat dalin sheshit

E mbani mend historinë e Elseid Hysajt në merkaton e dimrit? Nuk kanë kaluar shumë muaj që nga janari, atje ku mediat sportive nga të gjitha vendet europiane do të flisnin për një largim të mbrojtësit shqiptar nga Napoli, që faktikisht nuk ndodhi kurrë.

Në merkaton e verës gjithë zhurma u bë edhe më e madhe, ndërsa hipotezat u shtuan dhe thuajse nga një skuadër e madhe në çdo kampionat elitar, u përfol se do të merrte lojtarin shkodran. Por shumë prej tyre preferuan zgjedhje të tjera dhe mundësitë e Hysajt për t’u transferuar këtë herë janë zvogëluar ndjeshëm.

Praktikisht është vetëm Totenhemi dhe Roma në garë. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane pranë klubit të Romës, negociatat kanë ngecur dhe nuk mund të shkojnë më tutje pasi Napoli kërkon të paktën 20 milionë euro. Skuadra tjetër italiane e sheh të ekzagjeruar çmimin dhe nuk pranon marrëveshje në këto kushte.

E çuditshme kjo, pasi në mediat angleze vetëm pak ditë më parë u raportua se Totenhemi kishte hyrë në garë me 25 milionë euro. Nëse kjo ofertë do të ishte e vërtetë, atëherë marrëveshja do të ishte mbyllur menjëherë.

Pra e gjitha një sajesë e botës së mediave sportive që nuk mund të mungojnë edhe në Angli. Ndërkohë që kur Shqipëria fitoi ndaj Moldavisë me rezultatin 2-0, komentatori i njohur Dritan Shakohoxha do të shprehej: “Elseid Hysaj është transferuar te Interi. Gjithçka ka marrë fund, ai ka blerë shtëpinë në Milano. Thjeshtë po mbahet e fshehtë dhe nuk duhet treguar përpara kohe. Konfirmimi vjen sapo të braktis pushimet”.

Ashtu edhe ndodhi, pushimet mbaruan për Hysajn, vetëm se iu bashkua sërish Napolit në stërvitje dhe jo Interit. I gjithë ky rast padyshim që konkurron denjësisht serialin e njohur italian “100 Vitrinat”. Gjithçka mund të thuhet dhe raportohet, por asnjëherë saktësisht se kur do të jetë seria e fundit. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top