You are here
Home > Kombëtarja > E kërkonte Reali/ Babai i Ametit: E dua vetëm 5 minuta me Shqipërinë, kam qënë te UÇK

E kërkonte Reali/ Babai i Ametit: E dua vetëm 5 minuta me Shqipërinë, kam qënë te UÇK

Prej disa kohësh media të ndryshme sportive kanë raportuar se Reali i Madridit është interesuar për futbollistin shqiptar, Gentian Ameti. Lojtari 19-vjeçar me prejardhje nga Kumanova është i huazuar te Skarbeuk në Belgjikë, por zotëron një potencial të jashtëzakonshëm.

Vetë futbollisti është shprehur se është gati të braktisë gjithçka për Shqipërinë, por gjithçka merr sens kur kuptohet edhe mënyra e edukimit nga prindërit. Në një intervistë për “Tema Javore”, babai i Gentianit, Afrimi, ka rrëfyer gjithçka sa i përket ndjenjës së tij për flamurin kuqezi:

“Para luftës së vitit 2001 punoja si gazetar në një Radiotelevizion lokal. Nuk hiqja dot dorë pasi më fillonte shpirti të më kënaqej kur në linjë paraqiteshin ushtarët dhe komandantët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare që më kërkonin këngë patriotike. Nuk kishte gëzim më të madh se të respektoje dëshirat e tyre. E di që sot tingëllon pak çuditshëm, por në kohë lufte ndizen emocionet. Unë kam qënë edhe vetë pjesë e ushtrisë për pak kohë, por nuk e harroj për gjithë jetën.

Mora rrugën e kurbetit duke lënë pas gjithë familjen në Kumanovë. Pasi jam rregulluar vetë, arritja të tërheq edhe familjen time. Sa i përket Gentianit, për të ka pasur oferta nga shumë klube. Sikur të luante me kombëtaren shqiptare! Unë në jetën time kam pasur disa momente të rëndësishme, lindja e djalit të parë, betimi para UÇK-së dhe nuk do e harroja kurrë nëse bijtë e mi luanin qoftë edhe pesë minuta me Shqipërinë. Kemi pasur kontakt edhe me Alban Bushin, tani presim një ftesë. Përse Gent? Sigurisht, i kemi vendosur emrin e mbretit”, ka thënë Afrimi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top