You are here
Home > Futboll Bota > E keni lënë shumë të qetë, si do të rritet Strakosha? Legjenda laciale e sheh ndryshe rastin e shqiptarit

E keni lënë shumë të qetë, si do të rritet Strakosha? Legjenda laciale e sheh ndryshe rastin e shqiptarit

Bruno Giordano në Itali, njihet si një prej legjendave të futbollit të hershëm në shtetin e axurrve. Ditën e djeshme Bruno ka dhënë një intervistë për Rasio Sei, ku ka folur për gjendjen që po kalon ekipi i Lacios.

Ai ka spikatur portierin shqiptar, Thomas Strakosha, ku për gardianin kuqezi, është shprehur se Strakosha ka sigurinë e vendit të titullarit prej disa kohësh. Sa i përket gabimit të bërë nga ana e shqiptarit ndaj Sampdorias që kushtoi edhe në pikë, Giordano e sheh ndryshe: “Është lënë shumë i qetë”.

“Përmirësimet nga Strakosha nuk janë vënë re, pasi nuk është vënë asnjëherë në pikëpyetje nga drejtuesit e skuadrës. Nga Vargic te Proto, Lazio nuk i ka lënë atij asnjëherë një konkurrencë të ndershme. Nuk duhet të lihet i qetë, ashtu siç nuk janë edhe shokët e tij të tjerë të skuadrës”, u shpreh Giordano, që kërkon një portier të denjë për të rivalizuar Strakoshën te lacialët. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top