You are here
Home > Kombëtarja > E kalon vetëm “magjistari”, Veseli i prishi edhe datëlindjen Remo Freulerit

E kalon vetëm “magjistari”, Veseli i prishi edhe datëlindjen Remo Freulerit

Veseli ka luajtur mbrëmjen e sezonit, atje ku Empoli ndali pa gola Atalantën. Në mënyrë surprizuese pasi ekipi nga Bergamo po kërkon një biletë për në “Champions League”, ndërsa me Empolin fitorja ishte një detyrim.

Fitoren ia vështirësoi portieri i miqëve, Dragovski, që u kthye në rolin e magjistarit. Thjeshtë ishte mbrëmja e tij, ndërsa të gjitha tentativat e Atalantës në portën kundërshtare dukeshin si të dëshpëruara. Pas tij, lojtari më i mirë i Empolit dhe i gjithë takimit, ishte Frederik Veseli.

Në këtë mendim janë edhe mediat italiane, që e kanë vlerësuar Veselin me notën 7 si të dytin më të mirë, pas portierit me 8.5. I vëmendshëm në çdo moment të ndeshjes ka qënë mbrojtësi shqiptar, ndërsa i ka mohuar edhe një gol të sigurt futbollistit të Atalantës, Remo Ferulerit. Madje ky futbollist kishte edhe datëlindjen, që nuk ka arritur të festojë në mënyrën e duhur në mbrëmjen e djeshme. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top