E gjithë Rusia për Balajn

Pas një mori golash të shënuar në kampionat, ku dopieta e fundit ndaj Zenitit bëri më shumë bujë, Bekim Balaj merr një vlerësim në javën e 13-të të kampionatit rus.

Sulmuesi shkodran i Terek Groznit është shpallur lojtari i javës pas votimeve të tifozëve dhe gazetarëve.

“Bomberi” shqiptar pas një përformance të shkëlqyer ndaj Zenitit, u përzgjodh edhe në formacionin e javës, por tashmë i gjithë podiumi është për shkodranin.

Bekim Balaj ka marrë vlerësimet e shumë gazetarëve, teksa mori plot 16 pikë në total nga votimet duke fituar unanimisht edhe këtë çmim tepër të rëndësishëm.

Kujtojmë që Balaj është në kuotën e 8 golave të shënuar në kampionatin rus, dhe kryeson renditjen e golashënuesve. /Sportal

About the author