You are here
Home > Kombëtarja > E fundit/ Tre ndeshje dhe stadiume te ndryshme, Turqia e dërgon Shqipërinë… te Fenerbaçe

E fundit/ Tre ndeshje dhe stadiume te ndryshme, Turqia e dërgon Shqipërinë… te Fenerbaçe

Federata Turke e Futbollit ka publikuar vetëm para pak minutash vendimin e saj për takimet e mbetura në kualifikueset e Europianit. Kështu, kanë mbetur vetëm 3 ndeshje që turqit do t’i luajnë në shtëpi nga fundi i këtyre kualifikueseve.

E veçantë është fakti që tre takimet do të zhvillohen në tre stadiume të ndryshme. Ajo që na intereson mbetet padyshim përballje me Shqipërinë në tetor, e cila do të zhvillohet në “Ulker Stadium”. I njohur ndryshe edhe si  “Şükrü Saracoğlu”, është një nga arenat më të mira në Turqi dhe që përdoret nga ekipi i Fenerbaçes.

Kapaciteti i stadiumit shkon përafërsisht deri në 50.000 ulëse. Për të vazhduar më tej, përballja ndaj Andorrës do të luhet në “Vodafone Park”, ndërsa ajo ndaj Islandës në “Telekom Stadium”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top